GJIROKASTËR- Një zjarr i madh ka rënë në një objekt pasditen e sotme në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë një ofiçinë, poshtë një banese dykatëshe në lagjen “Dunavat i dytë” në pronësi të Dajlan Gjoksit.

Gjirokaster zjarri (1)

Sipas dëshmitarëve zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe ka rrezikuar edhe banesën. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gjirokaster zjarri (6)

Zjarri dyshohet se u shkaktua nga korrenti. Dikush kish hapur kanal për të kaluar telat por situata është ende e paqartë. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, në mjetet e punës së ofiçinës.

Gjirokaster zjarri (5)

Gjirokaster zjarri (3) Gjirokaster zjarri (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb