Një vatër zjarri është regjistruar në bodrumin e një pallati 12 katësh në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë.

BalkanWeb mëson se dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Zjarri ka krijuar panik tek qytetarët, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një lokal ngjitur me Parkun Rinia. Zjarrfikësit për te evituar asfiksimin e banorëve po bëjnë evakuimin e tyre.

Burime zyrtare bënë me dije se në bodrum ka edhe automjete, ndërkohë që thuhet se situata është nën kontroll të punonjësve të shërbimit zjarrfikës. Po ashtu mësohet se deri më tani nuk ka asnjë dëm apo rrezik për jetën e banorëve të pallatit.

Aktualisht nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po heton për rastin në fjalë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: