Zjarr në vendin e njohur si “burimi e lajthisë” në Dukas të Patosit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se era po favorizon flakët dhe zjarri po përhapet në grykën e kodrave duke shkuar drejt Margëlliçit.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se po digjen ullinj të rinj dhe shekullorë. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: