Një incident i rëndë është regjistruar sot në ambientet e spitalit COVID3, ku ka rënë një vatër zjarri. Në këtë spital trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Ngjarja është regjistruar pak momente më parë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të godinës, ku fatmirësisht nuk ka persona të shtruar.

Gazetarja Dorjana Bezat konfirmon për BalkanWeb se zjarri ka rënë në një nga zyrat e administratës së këtij spitali, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një rezistencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: