KORÇË

Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në Korcë teksa zjarri ka filluar nga dhoma ku banonin tre studente. Gazetarja Lorena Kodra raporton se nuk ka të lënduar nga zjarri ndërkohë shkak ka qenë një ngrohëse që punonte me energji elektrike.

Zjarri ka rënë në lagjen nr. 5 të qytetut dhe mjetet zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të fikur flakët. BalkanWeb mëson se zjarri rrezikonte të përhapej në të gjithë shtëpinë por është lokalizuar nga zjarrfikësit ndërsa tre studentet e dhomës ku ra zjarri kanë shpëtuar pa lëndime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb