Një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron”, ku flakët kanë rënë në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në rrugën “Lord Bajron”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit I. K., 66 vjeç.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb