TIRANË

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur  pak minuta më  parë brenda një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë  “Vasil Shantos” në rrugën “Mihal Popi”.


Gazetarja e “BalkanWeb” Dorjana Bezat raporton se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një banese, ndërsa lënda shpërthyese ishte vendosur para derës.

Fatmirësisht nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

“BalkanWeb” mëson se banesa e sulmuar me lëndë shpërthyese rezulton në pronësi të shtetasit nga Gjirokastra, Vasillaq Stavri, ndërkohë po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb