Futbolli anglez ka marrë sot një lajm të hidhur. Ish-trajneri i Chelsea-s dhe Crawley Town, Dermot Drummy, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 56-vjeçare.

Drummy, i cili më herët kishte kaluar 5 vite si trajner i të rinjve të Chelsea dhe zëvendës trajner, e la profesionin në maj të këtij viti kur drejtonte Crawley Town në Ligën e Dytë angleze për shkak të sëmundjes.

“Të gjithë jemi të shokuar nga largimi i papritur i trajnerit tonë. Jemi pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira. Drumi ishte një person i veçantë që na bënte gjithmonë të qeshnim”, shkruhet në njoftimin e klubit të Kraulit në “Twitter”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb