Lajm i hidhur për policinë shqiptare. Është ndarë sot nga jeta ish-komisari Elvis Kalamishi. Mësohet se ish-komisari ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, pas një lufte të gjatë operacionesh.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim. Në mesazhin e ngushëllimit, kjo shoqatë e cilëson ish-komisarin Kalamishi si një koleg të përkushtuar dhe njeri dinjitoz.

“Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalimishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh. Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.

Auto Mm1567519268
Auto Mm1567519268

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb