Të gjitha që udhëtojnë për në Austri dhe ofrojnë të dhëna jo të sakta, apo pas refuzimit të kërkesës për të qëndruar në Austri, duhet të paguajnë nga 5 deri në 15 mijë euro. Ata që nuk kanë mundësi të paguajnë shumën do të vuajnë gjashtë javë burg, shkruan heute.at, përcjell “albinfo.ch”.

Qeveria austriake ka rënë dakord për një reformë të planifikuar gjatë për të drejtat e të huajve. Refugjatët do të sanksionohen me dënime të rënda.

Nëse ata japin të dhëna të rreme për identitetin e tyre, do të paguajnë nga 1 mijë-5 mijë euro ose tre javë burgim, ndërsa nëse kërkesa për azil refuzohet dhe nuk e lënë vendin, atëherë do të paguajnë nga 5–15 mijë euro ose gjashtë javë burg nëse nuk kanë mundësi të paguajnë.

Kundër refugjatëve të cilët kanë kryer krime të rënda dhe dënimi është i formës së prerë, personi në fjalë duhet të lërë vendin brenda një muaji.

“Ky është një reagim për faktin se shumë emigrantë në kufi tregojnë një shtetësi të rreme, me të cilën ata kanë shanset më të larta të statusit të azilit”, shkruan heute.at, njofton “albinfo.ch”.

Më këtë ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka dëshiron që vitin e ardhshëm të bjerë numri i azilkërkueseve në Austri. Megjithatë kjo paketë ligjore pritet që të marrë miratimin edhe nga partneri i koalicionit SPO.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: