Do të jetë një mungesë e rëndësishme ajo e portierit Alison, që nuk do të jetë i gatshëm për Liverpulin për ndeshjen e kthimit kundër Atletiko Madridit, e vlefshme për 1/8-at e Champions League dhe ku “Reds”-at do të synojnë të përmbysin humbjen e takimit të parë.

Portieri brazilian ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë i gatshëm për takimin kundër Bornmauthit në kampionat dhe as për sfidën kundër madrilenëve të mërkurën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb