Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Marash Kumbulla ka rezultuar pozitiv me COVID-19, Tashmë Edy Reja duhet të bëjë planet e tij pa Kumbullën pasi ai është karantinuar dhe s’mund të luajë nesër ndaj Kosovës, apo ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë për Ligën e Kombeve.

Vetë Kumbulla thotë se nuk ka simptoma dhe se është mirë. Ai u premton fansave se së shpejti do të shihen në fushë. Kumbulla që luan me Romën, po kalonte një formë të shkëlqyer në Itali duke shënuar edhe gola teksa është dhe nga mbrojtësit më të kombëtares duke kujtuar që është vetëm 20 vjeç.

Shqipëria ka përpara dy sfida të rëndësishme në shtëpi, ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit ku fitorja është detyrim për të kapur kreun dhe për t’u kualifikuar në fazën më tej.

STATUSI NGA MARASH KUMBULLA
Pershendetje te gjitheve!
Që nga tamponi i fundit kam dalë pozitiv për Covid-19, por për fat të mirë jam mirë dhe nuk kam asnjë simptomë.
Askush nuk mund të thuhet se është plotësisht i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja të sensibilizoja të gjithë ju që të shmangni sjelljet që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të të tjerëve.
Përshëndetje për të gjithë fansat dhe një mendim afeksioni për të gjithë njerëzit që po kalojnë një kohë të vështirë. Do të shihemi së shpejti në fushë!
#StaySafe # MK24 #ForzaRoma

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb