Një lajm i mirë vjen nga Izraelit, sa i takon luftës globale ndaj koronavirusit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Bennet, është shprehur se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi, që lufton virusin vdekjeprurës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet e huaja, që citojnë ministrin izraelit, i cili ka thënë se injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda personit të infektuar.

“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet.

Në këtë mënyrë Izraeli hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit.Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb