SHBA

Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden do të blejë 500 milion doza të vaksinës Pfizer për t’i shpërndarë në 100 vende të botës në 2 vitet e ardhshme.

Rreth 200 milion doza do të shpërndahen vetëm brenda këtij viti, kurse 300 milion të tjerat në 2022.

Ky është plani i Biden për të ndihmuar botën për të kaluar pandeminë, teksa kryesisht me vaksina do të ndihmohen vendet e varfra që kanë ngelur pas me këtë process.

Ndërkohë këtë muaj Biden fillon vizitën e tij të parë jashtë SHBA si President ku do të takohet me disa zyrtarë në Europë dhe me Putinin ën Gjenevë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb