VLORA
Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live për News24 nga Dukati i Vlorës thotë se pjesërisht është shuar zjarri afër këtij fshati.
Siç siguroi dhe ministry Peleshi, tashmë nuk ka më rrezik për banesat e Dukatit. Nga ana tjetër problem kryesor mbetet rreziku për Parkun e Llogarasë që nëse preket nga flakët do të ketë dëme shumë të mëdha.
Më parë ishin 500 forca të FA që ishin angazhuar, por një pjesë e tyre janë larguar për në Gjirokastër ku dhe aty ka probleme serioze me zjarret.
(BalkanWeb)