Sërish lajme të mira nga dy spitalet Covid në vendin tonë, ku është rritur numri i atyre që e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë arritur të mposhtin virusin e rëndë 137 të infektuar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! ?#COVID19”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb