Teksa shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta prej muajsh, vijnë edhe lajme të mira në këtë fundgushti.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se për herë të parë pas shumë kohësh janë shënuar më shumë të shëruar se sa raste pozitive. Kështu, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 156 persona, ndërsa e kanë fituar betejën me koronavirusin 158 të infektuar.

Gjithashtu, lajm i mirë është edhe fakti që tashmë në vend ka më shumë të shëruar nga virusi i rëndë (4791), se sa raste active (4026).

Sa i përket situatës në dy spitalet Covid, Ministria e Shëndetësisë deklaroi se “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb