Mediat e huaja, e kryesisht ato franceze, në artikujt dhe materialet e publikuara dhe transmetuara sot, përgëzojnë shqiptarët për tifozëri të kulturuar ndaj kombëtares së tyre kuq e zi.

Nisur nga takimi i mbrëmshëm mes Francës dhe Shqipërisë, në publikimet e ditës së sotme, mediat kryesore franceze i kanë dhënë hapësirë edhe tifozëve të kombëtares shqiptare, duke shkruar fjalët më të mira për ta.

Mediat shkruajnë se si kultura dhe entuziazmi i tifozëve shqiptarë, është diçka që kishte nisur t’i mungonte futbollit në Evropë. Njëra prej tyre sot shkruan: Shqiptarë, ejani sa herë që të doni!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: