Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka botuar në ‘Facebook’ të dhënat e një studimi të kryer nga Qendra për Kërkimin e Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi, sipas të cilit konkludohet se transmetimi i virusit në institucionet arsimore është i kufizuar.

Të dhënat, sipas mjekut shqiptar, tregojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Mesazhi i mjekut:

❗Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi!

?? Në shtetin New South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

❓Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:
? Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.
? Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

? Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

?? Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

? Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
? 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
? 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
? 319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).
? 44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
✅ ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
✅ ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:
? U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
? Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
? Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
? Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.
? Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:
✔ rritet ndërgjegjësimi komunitar,
✔ implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,
✔ qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,
✔ testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb