Roland Xhaxho bëhet mjeku i radhës i cili fiton betjën me COVID-19. Lajmin e bën të ditur ministrja Ogerta Manastirliu e cila thotë se Xhaxho së shpejti do të lërë spitalin infektiv.

Së bashku me Roland Xhaxhon janë 40 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri që janë shëruar tashmë nga COVID-19. Teksa në total janë 327 persona në vend që kanë fituar betejën.

Deri tani mjekët që janë infektuar me COVID-19 e kanë kaluar të gjithë duke u shëruar . Të tillë kanë qenë Dhimitër Kraja, Andi Koraqi apo dhe mjekë në Tiranë, Kukës dhe Shkodër.

 

STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv ??

Janë 4️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 

Deri tani janë 3️⃣2️⃣7️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb