Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se një nënë e re 29-vjeçare nga Kukësi dhe foshnja e saj kanë fituar betejën me koronavirusin.

Sipas ministres, e reja ka pasur komplikacione të rënda si pasojë e virusit, por pas një ndërhyrjeje tejet delikate për të sjellë në jetë vogëlushen e saj, ja ka dalë të përballojë këtë betejë.

“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha?
? Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë??
Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi??? #Krenare për mjekët dhe infermierët”, shkruan ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb