TIRANE– Pas Greqisë që ka njohur pak kohë më parë patentat shqiptare si pjesë e një marrëveshje mes ministrit Bushati dhe Kotzias, një tjetër shtet do të njohë lejet e drejtimit shqiptare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se për shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Belgjikë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Ndërkohë për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit.

Postimi i plotë i MEPJ në Twitter:
Lajm i mirë për #shqiptarët që jetojnë apo vizitojnë #Belgjikën! Më në fund #Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet #shqiptare ????
patenta-640x360
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: