Whatsapp Image 2020 04 06 At 11.20.08 (1)
Whatsapp Image 2020 04 06 At 11.20.08 (1)

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm bëri me dije të dhënat më të fundit që flasin edhe për 116 persona që e kanë mundur deri më tani koronavirusin në vendin tonë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar”,- sqaroi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Po ashtu sqarohet se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb