Ndërkohë që ndihma e ndërkombëtarëve pas tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë ishte mëse e nevojshme dhe jetësore në ato orë kritike, ishte i pamundur dërgimi i mjeteve të nevojshme për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur nën rrënoja apo atyre që mbetën pa strehë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë sot një lajm të mirë.

Ditën e sotme ka hyrë në territorin sirian i pari kamion me ndihma nga OKB. Kamioni ka hyrë nëpërmjet Turqisë, përmes kalimit të sapohapur në Bab al-Salameh, në zonën e Sirisë të kontrolluar nga opozita.

Nuk ka detaje në lidhje me llojin apo sasinë e ndihmës së dërguar, por lajmi i mirë është që kjo rrugë kalimi do të sigurohet të jetë e hapur për tre muajt në vijim në mënyrë që të sigurohet ndihmë për të prekurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: