SHBA

Koronavirusi ka tmerruar gjithë botën, por nga SHBA vjen një lajm i mirë. Në SHBA është bërë testi i parë për një vaksinë kundër koronavirusit shkruan Associated Press. Prova është bërë tek vullnetarja e testimit Jennifer Haller në zonën e Seattle, një nga më të prekurat në SHBA e cila thotë: “Të gjithë duan të bëjnë diçka për këtë emergjencë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua për të bërë diçka”.

Injeksioni u krijua në kohë rekord pas shpërthimit të virusit në Kinë dhe përhapjes në të gjithë globin. Zbulimi i vaksinës u bë në “Kaiser Permanente Washington Health Research Institute” por për të pasur një vaksinë të vlefshme shkencërisht, do të duhet një periudhë midis një viti dhe një viti e gjysmë.

Provat do të bëhen tek 45 vullnetarë të moshës nga 18-45 vjeç dhe pas asnjë sëmundje tjetër pra duhet të jenë të shëndoshë. Qëllimi i eksperimentit është të shihet nëse vaksina ka efekte anësore dhe është hapi i parë drejt një eksperimenti më të madh.

Emri i kodit të vaksinave është “mRNA-1273” dhe u zhvillua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (Nih) dhe kompania e bioteknologjisë Moderna Inc. me qendër në Massachusetts.

“Ne jemi një ekip i përkushtuar për studimin e koronavirusit”, tha Lisa Jackson, drejtore e studimit të Institutit të Kërkimeve në Kaiser Permanente Washington. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast,” shtoi ajo.

Kjo vaksinë nuk është e vetmja mbi të cilën po punohet, dhjetëra ekipe kërkimesh në të gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një vaksinë kindër COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb