ZVICER

Një ekip studiuesish të Universitetit të Bernës në Zvicër mund të ketë gjetur zgjidhjen ndaj luftës së koronavirusit. Ata janë duke punuar për vaksisën që do të luftojë virusin e tmerrshëm që ka mbërthyer botën.

Testi me vaksinën do të bëhet në muajin gusht e më pas vaksinimi i popullatës zvicerane pritet në muajin tetor. Lajmin e ka bërë të ditur nga profesori imunologjisë në Universitetitin e Bernës gjatë një konference online për shypin.

Bachmann aktualisht po udhëheq një grup ekspertësh nga universitete të ndryshme zvicerane për të zhvilluar një të ashtuquajtur vaksinë të sintetizuar gjenetikisht bazuar në grimca të ngjashme me virusin.

Këto vaksina, që përdorim për hepatitin B, për shembull funksionojnë duke prishur proteinën që përdor virusi për t’u ngjitur në një qelizë. “Ne planifikojmë të imunizojmë njerëzit e parë në gusht dhe pastaj të bëjmë një vaksinim të madh në tetor,” tha Bachmann.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: