Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka bërë të ditur se sot kanë nisur fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Klosi shkruan se vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende.

Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Dubai, direkt nga Shqipëria, mund të zgjedhin linjën Flydubai dhe të shkoni në destinacionet e preferuara në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Linja Flydubai nis fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe -Shqipëri nga data 28 mars 2021. Vendosja e kēsaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende”,- shkruan Klosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: