Barcelona do të luajë ndeshjet me një numër të shtuar tifozësh.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet në katalonjë, të cilët kanë hequr kufizimet dhe kanë lejuar kapacitet të plotë në Camp Nou.

Presidenti rajonal i Katalonjës, Pere Aragones, than ë një konferencë shtypi se aktivitetet sportive në natyrë do të jenë të hapura me 100% të kapaciteteve.

Këtë lajm e ka mirëpritur dhe vetë klubi historik, i cili shkroi në “Twtter”:

“Barcelona falënderon përpjekjet e të gjithëve dhe duartrokit vendimin e Qeverisë për të aplikuar një masë që praktikisht na lejon të kthehemi në normalitet”.

Kujtojmë që Barcelona nuk ka qenë në gjendje të luajë para mijëra tifozëve të saj që nga marsi i vitit 2020, ku vendi u bllokua për shkak të pandemisë. Plot 99.354 tifozë do të mbështesin skuadrën në sfidën delikate ndaj Real Madrid, që do të luhet më 24 tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb