Kallum Hudson-Odoi ishte lojtari i parë në Premier League që u infektua nga koronavirusi dhe sot është “totalisht i shëruar”. Ka qenë trajneri i Çeslit, Frenk Lampard ai që ka dhënë lajmin e mirë.

Anësori anglez rezultoi pozitiv në fillim të muajit mars. “Kam folur me të gjatë gjithë javës së parë, ishte një periudhë e çuditshme. Fatmirësisht nuk ka vuajtur dhe jemi të lumtur që e kaloi këtë situatë”, tha Lampard.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb