Juventus mund të buzëqeshë. Manuel Locatelli ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është bashkuar me grupin. Sipas asaj që shkruajnë mediet, mesfushori do të jetë nën dispozicionin e trajnerit Allegrit për ndeshjen e finales së Kupës së Italisë,  e programuar për datën 11 maj, ndaj Interit.

 

Kështu, tekniku do të ketë në dispozicion edhe një tjetër një lojtar cilësor. 24 vjeçari Locatelli ka luajtur 29 takime në Serie A këtë sezon, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë pasin e fundit 3 herë.

 

(BalkanËeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb