KF Tirana do të shkojë e plotë në Gjeorgji për t’u përballur ndaj Dinamo Tbilisit. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Champions League do të luhet me një ndeshje dhe bardheblutë janë të disavantazhuar në këtë aspekt, por stadiumi do jetë i boshatisur.

Më tej FSHF sqaron se është rënë dakord që në Gjeorgji futbollistët mos testohet sërish dhe kështu i hapet rruga plotësisht luajtjes së ndeshjes. Në rast fitoreje KF Tirana përballet me serbët e Crvena Zvezda në Shqipëri.

 

NJOFTIMI NGA FSHF

Skuadra e KF Tiranës ka rezultuar e gjitha negativ pas kryerjes së testeve për COVID-19 dhe do të udhëtojë të martën në mëngjes drejt Tbilisit për ndeshjen e Champions League.

Lajmi i mirë është konfirmuar sot pas marrjes së përgjigjeve të analizave për lojtarët, stafin teknik si edhe pjesëtarët e delegacionit që do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë për ndeshjen Dinamo Tbilisi – KF Tirana, që do të luhet të mërkurën në orën 19:00.

Pas komunikimeve të vazhdueshme dhe këmbënguljes së FSHF-së u bë e mundur që pala gjeorgjiane të binte dakord për protokollin sanitar të miratuar më parë nga UEFA, duke marrë parasysh dhe masat kufizuese të vendosura nga qeveria e Gjeorgjisë.

Kësisoj, KF Tiranës do t’i mjaftojnë vetëm përgjigjet e analizave të kryera në Shqipëri për të udhëtuar drejt transfertës së Champions dhe nuk do të ketë nevojë për testime të mëtejshme me të mbërritur në Tbilisi. Me të mbërritur atje skuadra kampione e Shqipërisë do të stërvitet normalisht dhe do të kryejë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen e parë të turit kualifikues.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb