Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje live për ‘’News24’’ ka siguruar të gjithë ata që duan të pushojnë në bregdet se gushti do të mbyllet me temperatura të favorshme.

Ajo tha se sot temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius, të martën bien me 3 gradë deri në 36 por jo më shumë, teksa ditët e tjera vijojnë me 37- 38 gradë Celsius.

Për më tepër në zoant bregdetare do të ketë vetëm mot të kthjellët si dhe diell e temperatura të larta kurse disa vranësira do të ketë vetëm në rajonin verior dhe qëndror të vendit.

Kanë mbetur dhe një javë derisa të mbyllet muaji gusht dhe pushuesit kanë mundësinë ta shijojnë atë në bregdet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb