TIRANË
Duke nisur nga kjo e martë, qarkullimi i automjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”, do të jetë i aksesueshëm për mjetet.

Përmes këtij tuneli, do të bëhet i mundur qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. E pranishme në ceremoninë hapëse do të jenë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, Drejtori ARRSH, Ergys Verdho dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jupi.

Ministrja Balluku njoftoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe një tunel i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

“Ky është një kantier i madh ku punohet, për dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të mainave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb