Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për njohjen e patentave të shqiptarëve në Itali.

Përmes një mesazhi në “facebook”, kryeministri thekson se nesër ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zyrtarizojë në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Ky vendim vjen pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Itali, ku gjatë konferencave me zyrtarët e lartë të vendit fqinj, mes të cilëve edhe ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, u përmend edhe çështja e patentave.

Mesazhi i Ramës:

Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty.

Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarë të jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane prej shumë vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb