TIRANË

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca e ka cilësuar një lajm të mirë vendimin e Gjykatës së Posaçme me kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë. Në një postim në “Twitter” Soreca shkruan se ky është një hap tjetër që tregon se SPAK po ndjek detyrat e tij.

“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi në Shqipëri vazhdon”, shkruan Soreca.

Soreca Tw
Soreca Tw

Më herët ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim që reagoi për vendimin e GJKKO, duke Ajo shkruan në “Twitter” se reforma në drejtësi po ecën përpara hap pas hapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb