Një lajm i mirë për Milanin ka ardhur mbrëmjen e sotme. Paulo Maldini dhe Frederico Massara kanë arritur akordin me kuqezinjtë për rinovimin e kontratës. Dyshja e njohur që mban rol drejtues në klub do qëndrojë te kampionët e Italisë të paktën deri në vitin 2024.

Kjo e re vjen pikërisht në momentin kur duhej për “Djallin”, në periudhën e merkatos. Maldini dhe Massara do synojnë që të përforcojnë skuadrën në muajin korrik, duke plotësuar dëshirat e trajnerit Pioli.

6h
6h

 

Pas rinovimit, nuk mund të mos jetë i lumtur vetë Maldini që shprehet tekstualisht kështu: “Çdo gjë është shumë mirë, ne kemi rinovuar. Ne jemi të lumtur këtu dhe tani do të mendojmë për sezonin, një e ardhme gjithmonë fituese. Çfarë do të ndodhë me Milanin? Na mbetet vetëm të shohim. E nisëm pak vonë, por jemi sërish këtu”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: