Luftëtari mund të kryejë lirisht veprime në merkaton dimërore në ditët e fundit të saj. Lajmi i mirë për skuadrën gjirokastrite vjen nga zyrat e FIFA-s dhe konfirmohet për “News24” nga burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Drejtuesit e skuadrës bluzi kanë shlyer detyrimet e tyre ndaj uruguajanit Marko Aurelio dhe kanë marrë “ok” nga qeveria e futbollit botëror për të vijuar punën në këtë dritare transferimesh. Gjëja e parë për t’u bërë është frenimi i eksodit të lojtarëve, por nuk duhet lënë pas dore dhe përforcimet për ekipin e drejtuar nga Çoçlli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb