Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, e ka quajtur tragjedi vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, Naim Murseli.

Ai ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit.
Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona”, ka shkruar Pacolli, transmeton Gazeta Express.

Postimi i tij i plotë:

Liridona u nda në moshë të re nga jeta, në mënyrë tragjike. Ajo u gjet në një vëturë pa shenja jete në periferi të Prishtinës.

Dyshohet se dy persona janë përfshirë në këtë rast, të cilët mbeten njëherë të paidentifikuar.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj tragjedie.

E njëjta dyshohet se u privua nga jeta nga arma e zjarrit.

Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt të kreut të AKR’së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si Këshilltar i tij.

E mërkura ka qenë natë e kombshme në kryeqytet.

Një tjetër vrasje ndodhi pak më vonë.

A.K., 52-vjeçar, dyshohet se është therur me thikë për vdekje nga dhëndri i tij sonte në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë.

Personi i dyshuar për këtë rast është i moshës 29-vjeçare, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.

I njëjti është identifikuar dhe është në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb