Ka fituar betejën me koronavirusin një tjetër infermier shqiptar, duke e çuar në 42 numrin total të të shëruarve në radhët e personelit shëndetësor.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ky është një lajm që na gëzon pa masë.

Mesazhi i Manastirliut:

Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1️⃣ infermier është shëruar nga #COVID19, mes 11 të shëruarve të 24 orëve të fundit ??

Janë 4️⃣2️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 3️⃣5️⃣6️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

#FORCA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb