Lajm i keq për Arsenalin në lidhje me gjendjen fizike të Granit Xhakës. Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar lëndimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit. Mësohet se 29-vjeçari ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë.

Koha e rikuperimit do t’i marrë atij prej rreth 6-8 javësh.

Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: