Fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar me koronavirus, kur kanë një person pozitiv në familje, si dhe kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!

Në këtë përfundim ka arritur studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani).

Mjeku i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar disa të dhëna shumë interesante të studimit që është prepublikuar vetëm pak ditë më parë (22 Korrik 2021).

Sipas Alimehmetit, ky është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje.

Një tjetër gjetje që përbën një lajm shumë të mirë nga ky studim është se pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa.

” 96.2% e fëmijëve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit, dhe
82.9% e të rriturve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit.
Infeksionet asimptomatike prodhonin të njëjtat nivele antitrupash si infeksionet simptomatike, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit!”, shkruan Alimehmeti.

POSTIMI I PLOTE

❗ “Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero kundër COVID-19”
Cit.: Gurra popullore
? Një vëzhgim krejt i thjeshtë nga kushdo e vërteton shumë lehtë që fëmijët e kalojnë shumë më lehtë COVID-19, si rrjedhojë përgjigja e tyre imunitare duke qartësisht më e mirë.
?? Studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani), dhe i prepublikuar vetëm 5 ditë më parë (22 Korrik 2021) është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje.
? Në detaj, u studiuan:
?‍?‍?‍? 328 familje me të paktën një rast pozitiv në periudhën Maj-Gusht 2020, nga të cilët
? 726 të rritur dhe
? 553 fëmijë.
? Analizat u kryen në dy periudha të ndryshme pas infektimit:
? 109 ditë më pas (koha mediane e matjes së parë) dhe
? 340 ditë më pas (koha mediane e matjes së dytë).
? U analizuan 23 lloje antigjenesh të ndryshme që përfshijnë:
? SARS-CoV-2 origjinal,
? Variante e shqetësimit (VOC) dhe
? koronaviruset endemike njerëzore (HCoV).
✅ Siç pritej qartë nga epidemiologjia popullore, rezultatet flasin për sëmundje shumë të lehtë te fëmijët dhe për përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit.
?‍?‍?‍? Ndër të ekspozuarit, u infektuan:
? 33.8% e fëmijëve dhe
? 57.9% e të rriturve.
✅ Pra, qartësisht fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar kur kanë një person pozitiv në familje.
✅ Fëmijët gjithashtu kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!
? Periudha e parë (109 ditë më pas medianisht):
44.9% e fëmijëve të infektuar ishin asimptomatikë
8.7% e të rriturve të infektuar ishin asimptomatikë.
? Periudha e dytë (340 ditë më pas medianisht):
45.7% e fëmijëve të infektuar ishin asimptomatikë
11.0% e të rriturve të infektuar ishin asimptomatikë.
? Pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa:
✅ 96.2% e fëmijëve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit, dhe
✅ 82.9% e të rriturve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit.
✅ Infeksionet asimptomatike prodhonin të njëjtat nivele antitrupash si infeksionet simptomatike, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit!
? Tjetër gjetje inkurajuese në favor të fëmijëve është shkalla e shtrimit në spital:
✅ 0.00% e fëmijëve dhe
? 3.61% e të rriturve.
? Autorët dalin në përfundimet:
? Megjithëse fëmijët kanë ecuri klinike më të lehtë ose krejt asimptomatike pas infektimit me SARS-CoV-2, ata krijojnë një përgjigje imunitare antikorpale të fuqishme dhe të qëndrueshme në kohë.
? Këto gjetje argumentojnë fort mbrojtjen e vazhdueshme pas infektimit dhe mund të informojë strategjitë e vaksinimit për fëmijët e shëruar nga SARS-CoV-2.
? Pra, fjalia e fundit thotë në mënyrë diplomatike që këta fëmijë nuk kanë asnjë nevojë për t’u vaksinuar duke qenë se antitrupa janë aty dhe po bëjnë punën e tyre!
? Gjithashtu, është studiuar vetëm përgjigja e disa antitrupave dhe, siç kemi përmendur gjithmonë, imuniteti përmban edhe antitrupa të tjere (p.sh. IgA), përgjigje qelizore dhe përgjigje imunitare kujtese.
?‍?‍?‍? Deri sa informacioni të shtohet, mos u panikosni për fëmijët miqtë e mi!
✅ Imuniteti i tyre (nëse nuk kanë sëmundje të tjera të rënda) bën punën e tij për mrekulli!
? Lërini të lirë të luajnë, të shkollohen, të jetojnë! ?‍♀
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb