TIRANË

Lajme të mira nga dy spitalet COVID në vend ku me sa duket ka një situatë më të qetë me shtrimet dhe rastet e koronavirusit.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 135 persona aktualisht. “Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, raportoi Skëndaj.

Sipas tij, dhe në spitalin Infektiv raportohen më pak shtrime se një javë më parë. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 referime urgjencash, një shifër më e ulët se ditët paraardhëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb