TIRANË

Përgjysmohen shtrimet për koronavirus në spitalet COVID në kryeqytet. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke dhënë lajme të mira. Ai tha se ka të paktën më shumë se 48 orë pa asnjë jetë të humbur nga COVID-19.

“Kjo mësohet nga burime brenda spitalit. Ulja e numrit të shtrimeve nga 250 në 6 dhjetor në 90 shtrim që ka sot aktualisht, ka të bëjë me uljen e vdekshmërisë. Kjo sipas mjekëve jep më shumë kohë që personeli shëndetësor të punojë me çdo pacient dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me uljen e ngarkesës virale në dhoma.
Në dy spitalet e tjera në COVID 1 dhe 3 nuk ka informacion për vdekshmërinë, por kuptohet që fataliteteve është më i madh. Jemi në një situatë goxha shumë më të mirë se javët e para të dhjetorit. Kemi gati përgjysmim të shtretërve. Ka numër të ulët të urgjencave mjekësore. Në harkun e 24 orëve në sanatorium vijnë 5-7 urgjenca, në dy spitalet e tjera 10-12 urgjenca. Të tre spitalet COVID kanë diku 17 urgjenca ditore”, raportoi Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb