Kombëtarja e Shqipërisë vijon përgatitjet në bregdetin e Durrësit në prag të dy sfidave të para në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë në transfertë dhe Lituanisë në shtëpi. Pas dyshimeve që shoqëruan grumbullimin, trajneri Edi Reja tashmë i ka të qarta idetë për lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e shtatorit. Janë shuar përfundimisht shpresat për Florian Kamberin dhe Ermir Lenjanin.

Dy lojtarët që luajnë në Zvicër ishin ftuar nga Reja, por nuk mund të bashkohen me kombëtaren për transfertën e Minskut për shkak të masave shtrenguese anti-Covid të qeverisë zviceriane që kërkon karantinën e detyrueshme 2-javore për të gjithë personat që hyjnë në vend. Gjithsesi në FSHF presin ende një përgjigje, në mënyrë që ata të jenë të pranishëm për sfidën kundër Lituanisë.

118720120 3121488631283678 715694662953772751 N
118720120 3121488631283678 715694662953772751 N

Pas testeve mjekësore edhe Marash Kumbulla është kthyer në Itali, ndërsa Berat Gjimshiti, që gjatë të hënës u stërvit i veçuar, është bashkuar me grupin. Vetëm lodhje muskulare për mbrojtësin e Atalantës. Siç dihet tashmë, Armando Broja duhet të shtyjë debutimin, pasi është i skualifikuar për Bjellorusinë. Talenti në pronësi të Chelsea, por I huazuar te Vitese pret të luajë kundër Lituanisë. Paraditen e së martës, futbollistët e kombëtares, stafi teknik dhe delegacioni që do t’i shoqërojë në Bjellorusi iu nënshtruan testeve me tamponë sipas protokollit të përcaktuar nga UEFA.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb