Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të rremë lajmin e dhënë nga disa media, ku thuhej se nga janari i vitit 2023 do të nisë taksimi i biznesit të vogël.

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”, shkruan fillimisht Rama.

Më pas kreu i qeverisë thotë se të këmbëngulësh në këto lajme është “djallëzore” duke shtuar se taksat mbi biznesin e vogël do të mbeten zero.

“Të gabosh është njerëzore,të këmbëngulësh në gabim është djallëzore thotë një fjalë që sot u takon përhapësve të LAJMIT TË RREMË për rritjen e taksave të biznesit të vogël! Neni i fundit i draftit të punës tregon sidoqoftë qartë fare se taksat mbi biznesin e vogel mbeten ZERO! Por tekefundit bëhet fjalë për një draft pune, i cili nuk është as drafti i konsultimit publik, ku përsëri një gjë nuk ndryshon: Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël, deri në vitin 2029!”, përfundoi kryeministri.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: