Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është shumë pranë një trasnfermimi te Roma.

Lajmi bëhet i ditur nga Corriere dello Sport, e cila shkruan se mesfushori është i intriguar nga ideja Romë dhe të punojë nën urdhërat e trajnerit të sapoemëruar Jose Murinho.

Ekipi romak ka bërë hapa para në tentativën që e sheh mesfushorin në kryeqytetin italian.

Lojtari ka dhënë aprovimin e tij për destinacionin, pasi Mourinho e kërkon Xhakën me çdo kusht.

Vlen për t’u përmendur që Graniti deri më tani ka zhvilluar një Evropian mbresëlënës dhe është vlerësuar së tepërmi nga analistët sportivë dhe tifozët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: