Aksident me pasojë vdekjen e një personi në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një i moshuar.

Information paraprak

Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: