Zinedin Zidan mund të kthehet te Reali i Madridit. Deri përpara pak ditësh kjo ngjante si një hipotezë totalisht e parealizueshme, ndërsa gjatë orëve të fundit, Florentinto Perez ka kontaktuar Zizun për ta pyetur për gatishmërinë e tij për të marrë në dorë situatën menjëherë.

Lajmin e ka dhënë “Jugones”, emisioni televiziv që transmetohet në Spanjë dhe që shpesh ka zbuluar lëvizje të fshehta të Real Madridit. Madje thuhet se francezi do të ulet në stolin e “Los Blancos” që për ndeshjen e së dielës, kur në “Bernabeu” është në program sfida ndaj Vajadolidit.

Ky është një lajm i bujshëm, por që momentin ende nuk mund të bëhet realitet sepse Zidan ka refuzuar me xhentilesë ftesën për të nisur menjëherë nga puna, duke thënë se diçka të tillë mund ta bëjë vetëm në fillim të sezonit të ri. Por atëherë, francezi nuk do të jetë kandidati i vetëm, pasi lista e trajnerëve zgjerohet me Alegrin, Murinjon, Poketinin, Klopin dhe Lëvin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb