TIRANA

Një 39- vjeçari ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ”BalkanWeb” se Policia ndërhyu menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.

Mësohet se personi që tentoi vetvrasjen ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe lyeu trupin me lëndë djegëse. Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 39- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.

(BAlkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb