TIRANË

Partia Socialiste është distancuar nga dy anëtarët e saj, deputeti Alqi Bllako dhe kryebashkiaku Armando Subashi, të cilët janë marrë në pyetje nga SPAK mbi mega-aferën e inceneratorëve.

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, tha se qëndrimi i PS është i qartë dhe i paekuivokë se mbështet drejtësinë dhe nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me ligjin.

Pyetje: Marrja në pyetje e Subashit dhe Bllakos, cfarë do të ndodhë nëse do të kemi arrestime të tjera?
Shalsi: E thashë që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi, kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin. Këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryshe nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, apo gjuha krejtësisht e palejueshme e Sali Berishës. Kemi dy kohë, njërën kur pengohej drejtësia të bënte punën e saj, dhe tani që drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i paekuivokë, mbështesim vetëm drejtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb